SKANDALOZE/ Për makina luksoze ka para ndërsa për ambulanca nuk ka para
Pëlqej
Institucionet publike shëndetësore në Kosovë i kanë në dispozicion vetëm 92 autoambulanca, në mungesë të së cilave shpesh rrezikohet edhe jeta e pacientëve, përderisa tashmë është vendosur që të shpenzohen edhe 7.2 milionë euro nga buxheti i shtetit për marrjen e 358 veturave me qira, ndonëse në dispozicion janë mijëra vetura për stafin e nivelit qendror dhe lokal, shkruan sot, gazeta Zeri.

Institucionet e Kosovës kanë ndarë një buxhet prej më shumë se 7.2 milionë eurosh për t’i marrë me qira 358 vetura, të cilat do t’i shfrytëzojnë për 66 muajt e ardhshëm.

Por, një vendim të tillë nuk po e marrin edhe për blerjen e autoambulancave, për të cilat kanë nevojë pacientët e institucioneve publike shëndetësore.

Në shërbim të pacientëve në të gjithë Kosovën janë në dispozicion vetëm 92 autoambulanca, ku disa qendra kryesore të mjekësisë familjare kanë vetëm një autoambulancë dhe kur kërkohet të intervenohet në dy raste të njëhershme, atëherë rrezikohet edhe jeta e qytetarëve, derisa institucionet e vendit vlerësohet se i kanë në dispozicion mijëra vetura për shërbyesit civilë.

Javën e kaluar gazeta “Zëri” ka raportuar se përmes një tenderi publik të zhvilluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kompania “Automita” ka fituar 4 llote të tenderit: “Shfrytëzimi afatgjatë i automjeteve me qira”, ku vlera e të gjitha loteve është mbi 7.2 milionë euro, derisa kontrata mes autoritetit kontraktues dhe kompanisë fituese është nënshkruar më 16 dhe 24 tetor të këtij viti.

Për shfrytëzimin e një veture “Dacia SANDERO Ambiance” institucionet do t’i paguajnë 247 euro në muaj, derisa për shfrytëzimin e një automjeti “Renault Megan” do t’i paguajnë 347 euro në muaj.


Shtuar më 07/11/2017, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori