102 ditë në terapi intensive për shkak të Covidit, rrëfimi i gazetarit: Kur sëmuresh je egoist, më është dhënë një mundësi e dytë

Nga Ray Connolly – The Guardian

Isha në një karrige me rrota kur më sollën në shtëpi në fund të shtatorit të vitit 2020. Kisha qenë në terapi intensive për 102 ditë. Dy muajt e parë, gruan ime, Plum, nuk e kishin lejuar të më vizitonte dhe të gjithë informacionet mbi shëndetit tim i merrte me raporte ditore; përçartje e përsëritur, dy sulme në zemër, dializë në veshka, pneumoni, humbje memorie dhe trakeotomi, të gjitha të shkaktuara nga Covid-19.

Tri herë i thanë asaj se mund të vdisja nëse do të kisha përkeqësim të simptomave, dhe ajo kishte frikë të ngrite telefonin, kur e merrnin nga spitali. Dhe, vetëm kur u ktheva në shtëpi e kuptova sesa shumë kishte vuajtur ajo dhe familjet e pacientëve të tjerë me Covid-19, raporton albeu.com.

Ka diçka egoiste në të qenit i sëmurë rëndë, megjithëse nuk e kupton në atë kohë, kur të gjitha mendimet e tua janë për veten. Mjekët dhe infermierët bëjnë gjithçka që munden për të lehtësuar dhimbjen, por ata kurrë nuk ju bëjnë të ditur se buzëqeshja që mbajnë pranë shtratit tuaj mund të maskojë lodhjen dhe frikën e tyre.

Muajin e parë në shtëpi çaloja, por shpejt një fizioterapiste më inkurajoi të ecja me një shkop dhe më shoqëronte çdo ditë për të blerë gazetat. Një ditë ajo nuk erdhi, kështu që vendosa të shkoja vetëm. Shkova në 50 hapa poshtë rrugës dhe sapo po kaloja lokalin në qoshe, kur…boom! Fytyra ime u përplas në trotuar. Menaxheri i lokalit më kishte parë të rrëzohesha. Me nxitim, ai më ndihmoi të hipja në një karrige, më pas thirri një ambulancë. Fytyra ime ishte larë me gjak. Pilulat pa mpiksje, të cilat tani ishin pjesë e rutinës sime me 11 të tilla në ditë, po e bënin shumë mirë punën e tyre.

U deshën orë të tëra që gjakderdhja të ndalonte, kohë gjatë së cilës më dhanë rreze X dhe një skanim të trurit përpara se të vendosej se i vetmi dëm i vërtetë ishte vetëvlerësimi im.

Për katër muajt e ardhshëm nuk dola kurrë vetëm dhe çdo natë shikoja bilancet e Covid-19 në televizor. Edhe  Michael Rosen, autor i librave për fëmijë, kishte qenë në terapi intensive me Covid në të njëjtën kohë që isha unë, por në një spital tjetër, raporton albeu.com.

Fatkeqësitë e përbashkëta dukej se na bënë aleatë, kështu që i shkrova në Tëitter duke thënë se, nëse gjërat do të kishin ecur pak më ndryshe, ai dhe unë mund të ishim takuar te portat e parajsës.

Në përgjigje ai më tha: “Po, Ray, do të ishte mirë. Mund të më kishe treguar për John, Paul, George dhe Ringo.”

Megjithatë, pas kësaj kohe, deri në janar mund të ecja një milje, kështu që shkuam për të bërë vaksinimin tim të parë. Më duhej të ndaloja dhe të ulesha në një stol parku gjatë rrugës, por ishte fillimi. Lodhja më mbyste akoma çdo mbrëmje, por korniza e ecjes, paterica dhe shkopinjtë përfundimisht u larguan dhe unë vazhdova të forcohesha.

Më pas, vetëm një vit pasi kisha vazhduar jetën përmes një ventilatori, më ftuan të kthehesha në spital ku jeta ime kishte qenë në kufi. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte për më shumë teste. Isha aty për të prerë një fjongo, për të mbajtur një fjalim dhe për të shpallur hapjen e repartit të ri të kujdesit intensiv.

Të qëndroja me Plum dhe stafin mjekësor që më kishte shpëtuar, ndryshoi qëndrimin tim ndaj gjithçkaje. Një moment i tillë nuk do të mund të imagjinohej një vit më parë.

Tani jam kthyer me 85% aty ku isha para Covidit. Ende lodhem natën, nuk mund të ha më mish të kuq ose të pi më shumë se një gotë verë të kuqe dhe nuk mund të vrapoj për te kutia postare, apo për në ndonjë vend tjetër. Por jam duke vozitur përsëri dhe në çdo mënyrë tjetër jam mirë.

Derisa u sëmura, gjithçka që më pëlqente të bëja ishte të punoja; shkrimi ishte hobi im po aq sa puna. Gjithmonë ka pasur një projekt tjetër.

Tani e kuptoj që kam udhëtuar në SHBA dhe Francë shumë më tepër sesa në Mbretërinë e Bashkuar. Ka kaq shumë për të bërë këtu, kaq shumë arkitekturë dhe vend për t’u admiruar, kaq shumë kopshtari për të shijuar, kaq shumë libra për të lexuar dhe kaq shumë familje dhe miq për të vizituar.

Më është dhënë një shans i dytë. Unë nuk do ta shpërdoroj atë./Përshtati nga The Guardian, e.b-albeu.com

*Ray Connolly është shkrimtar britanik. Ai është shumë i njohur për gazetarinë e tij dhe për shkrimin e skenarëve për filmat “That’ll Be the Day” dhe vazhdimin e tij “Stardust”, për të cilin fitoi një çmim “Writers’ Guild of Great Britain Best Screenplay”


Shtuar 20.11.2021 17:09