Skandaloze: Nënë e bijë ngacmohen nga kushëriri
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë, nën dyshimet se ka ngacmuar dy gra – nënë e bijë.

Siç raporton KALLXO.com, i dyshuari i arrestuar së bashku me motrën e tij kanë ngacmuar vajzën e xhaxhait dhe nënën e saj.

I dyshuari siç mëson KALLXO.com, së bashku me motrën e tij, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, i ka ndaluar fillimisht viktimat, nënën dhe dy vajzat e mitura dhe i ka ngacmuar.

Derisa njërën prej viktimave – e mitur, e ka kap për dore ju ka thënë: “Ka me ju kap me ju q….”.

Por viktimat kanë arrit të ikin,ka thë një burim brenda Policisë së Gjakovës.

“Ma mirë me mu, se me k…”, ju kishte thënë i dyshuari, citon burimi.

Viktimat kanë qenë nëna me vajzën, e cila të dyshuarin e ka djalë të xhaxhit. Viktimat kishin raportuar edhe më herët për ngacmim nga djali i xhaxhait”.
Shtuar më 05/07/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori