Skandaloze, kandidati i AAK-së kërkoi votën me numër të gabuar
Pëlqej
Kandidati i AAK-së për asamblenë komunale të Skenderajt, Dritan Syla, është befasuar kur i kanë treguar se është në numrin 18 në listën e kandidatëve për asambleistë të kësaj partie.

Gjatë gjithë fushatës, ai u ka treguar votuesve se numri i tij në listë është 19.

"Njerëzit të cilët kanë vendosur të më votojnë mua, votojnë në numrin 19 mirëpo në listën zyrtare të KQZ-së të kandidatëve për asamble unë figuroj në numër 18. Kjo për shkak të keqkuptimeve apo gabimeve të KQZ-së", tha Dritan Syla për KALLXO.com.

Qazim Xani, kryetar i degës së AAK-së në Skenderaj dhe shef i shtabit zgjedhor në këtë komunë e pranon se listat e kandidatëve të kësaj partie kanë ndryshuar.

"Ne në fillim jemi certifikuar 22 kandidatë dhe kjo ka qenë lista e certifikimit ndërsa në broshurat e kandidatëve renditja e kandidatëve ka ndryshuar sepse ne listë nuk po figuron Agron Hajra me numër 7 dhe te gjithë numrat nga numri 7 kanë ndryshuar për nga një numër dhe si e tillë ne sot e kemi listën me 21 kandidatë dhe jo 22 si në fillim", tha Xani.

KQZ-ja i ka lëvizur për një numër të gjitha kandidatët nga numri 8 deri në numrin 22, kjo ka ndikuar që 14 kandidatëve ju është ndryshuar numri. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori