SKANDALOZE/ Gruaja e dekanit Dugolli, presion Senatit për kandidimin e saj
Tri ditë para se Senati i Universitetit të Prishtinës ta shqyrtojë rastin e kandidates për profesoreshë asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (FNA), Mimoza Dugolli, kjo e fundit u ka shkruar email anëtarëve të Senatit duke kërkuar që para se ta refuzojnë përfundimisht, ta shqyrtojnë edhe një herë rastin e saj.

Dugolli, që është bashkëshortja e dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, kishte aplikuar në konkursin e fundit të UP-së për t’u zgjedhur në pozitën e profesoreshës asistente, shkruan Koha Ditore.

Këshilli i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në shkurt të vitit 2017 i kishte propozuar Senatit të UP-së që ta zgjedhë këtë kandidate në pozitën që ajo kishte kandiduar. Senati e kishte refuzuar zgjedhjen e saj në këtë pozitë, e cila më pas ishte drejtuar në Inspektoratin e Arsimit.

Pas kësaj, Senati e kishte shqyrtuar edhe një herë rastin e saj, ku kishte vendosur që edhe një herë kjo lëndë të kthehej në Këshill të Fakultetit.
Shtuar më 15/01/2018, ora 07:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori