Skandaloze, digjen flamujt e SHBA dhe BE-së në Beograd
Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s.

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i ka vënë flakën flamuri të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Sheshel me këtë rast tha se, do t’i kërkojë Serbisë të heqë dorë nga rruga e saj drejt BE-së, ku, siç tha ai, “të gjithë armiqtë serbë”, ishin të përqendruar.

Ai kërkoi që autoritetet në Beograd të angazhohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e serbëve përpara gjykatës së Hagës.

Para ecjes, Sheshel tha në tubim se 20 vjet më parë ndodhi një bombardim i egër i krimit të popullit serb dhe vrasja e fëmijëve serbë.

Shtuar më 24/03/2019, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori