SKANDALI / Aventurier dhe "donzhuan", ja jeta e luksit e priftit që puthte vajzat e Kosovës (FOTO LAJM)

Një ditë më parë, mediet e Kosovës publikuan disa foto të një prifti, njëherësh drejtori i qendrës Social-Edukative "Don Bosko" në Prishtinë, Don Izidori, në të cilat ky i fundit dukej mjaft i afërt me nxënëset e shkollës.

Sipas medieve, mësohet se shkolla "Don Bosko" nuk është një qendër edukative fetare, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma dhe qasja metodologjike.

Por, duke parë më nga afër aktivitete e shumta drejtorit të kësaj shkolle, vihet re se prifti frekuentonte shpesh aktivitetet e ndryshme duke filluar që nga "party" me të rinj, udhëtime në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, etj, gjë e cila vë në dyshim prejardhjen e të ardhurave të priftit, shkruan Albeu.com.

Por, lidhur me publikimin e fotove në të cilat prifti shfaqet duke përqafuar dhe puthur vajzat e reja, Qendra Social-Edukative "Don Bosko", ka reaguar me forcë për shpifje, pasi fotot janë nxjerrë nga konteksti, dhe se ka sulmuar punonjësit e saj, duke i akuzuar ata si autorë të shpifjeve ndaj saj dhe drejtorit për hakmarrje personale. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori