Skandal në RTK: Të vdekurit e aksidentit të Mramorit quhen "qytetarë të rëndomtë" (VIDEO)
Pëlqej
Në një shkrim të mëparshëm të Albeu.com ( lexo KËTU ) cekëm faktin se pavarësisht se kishin humbur jetë tre persona (sot fatkeqësisht u bënë katër), fokusi i aksidentit të mbrëmshëm ishte pikërisht ambasadorja turke, e cila mbeti e lënduar.

Por, edhe më tepër i rëndë duket të jetë diskutimi i mbrëmshëm mes gazetareve të RTK-së.

Gazetarja në studio pyet pa të keq nëse viktimat i përkasin "stafit të ambasadës turke apo janë persona të rëndomte", ndërsa kolegia i përgjigjet me një ngatërresë fjalësh duke lënë një shije të hidhur tek teleshikuesit, të cilët kuptuan edhe njëherë se sa vlen jeta e një qytetari të Kosovës në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori