Berisha i pafat, thyen dorën dhe mbyll sezonin me SPAL

Portieri shqiptar ka thyer dorën në stërvitjen e ditës së djeshme, pas një përplasje aksidentale.

Spal përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se lëndimi në dorën e Etrit Berishës ka ardhur pas një përplasje aksidentale në stërvitje.

Reprezentuesi shqiptar pas kontrolleve të para ka mësuar se ka një thyerje në dorë.

Ai të hënën do të vizitojë një specialist për të vendosur nëse operacioni do të jetë i domosdoshëm dhe sa kohë do t’i duhen për t’u rikthyer në fushë.

Është plotësisht e mundur që ky sezon të quhet i përfunduar për ish portierin e Atalantës dhe Lazios.


Shtuar 20.06.2020 17:22