“Kam trekëndëshin e Bermudës përballë”, Basha “hap kartat”: Ndërhyrjen e policisë e vonoi vëllazëria Rama-Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ditën e sotme gjatë protestës së Berishës kishte përballë “Trekëndëshin e Bermudës”, pra treshen Rama, Berisha dhe Meta.

Basha deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, bashkëpunimi i Berishës me Ramën ishte arsyeja kryesore e vonesës së policisë për të ndërhyrë në ambientet e PD-së, në momentin që sipas tij deputetëve që ndodheshin brenda po u rrezikohej jeta.

“Ata që janë ngjitur këtu janë kriminelë ushtarë të krimit njerëz të dhunës strehës së fundit të Berishës. Demokratët s’kanë nevojë të derdhin gjakun e njëri tjetrit për hallet e Berishës dhe nuk  do ta bëjnë, ndërsa policia e shtetit… dua ta ndaj në 2 pjesë rolin e punonjësve të policisë, një orë e gjysmë pasi ishin prononcuar kancelaritë perëndimore policia pretendonte se s’po ndodhte asgjë, problemi s’janë punonjësit e policinë por partia shtet që e përdor policinë dhe e ka kthyer në një instrument jo të mbrojtjes po të shkeljes së ligjit të dhunimit të qytetarëve. Ditën e sotme e përdori si instrument për të përshkallëzuar  planin e dhunshëm  të Berishës dhe për këtë Pd do marrë të gjitha hapët për të zbardhur se përse policia ndërhyri pas një ore e gjysmë.. Arsyeja është e thjeshtë është vëllazëria Rama-Berisha”, tha Basha.

“Për një orë e gjysmë policia e shtetit u vendos jashtë kushtetutës. Në një ditë tragjike si kjo duket në horizont dita e shpresës që po lind. Pavarësisht se kemi përballë trekëndëshin e Bermudës, burrat e gratë ditën të qëndrojnë e të japin shpresën e sinjalin e bashkimit me të gjithë demokratët kudo ku janë. Mirënjohje shqiptarëve që nuk e humbin shpresën. Ky është misioni ynë, për këtë mision kemi qëndruar fuqimisht edhe pse ndodhemi përballë partisë shtet, dhe ish mësuesit të Ramës, Sali Berishës që sot menduan se do shkatërronin shpresën e shqiptarëve për ndryshim, nuk ia dolën dot. Ne jemi këtu me vendosmërinë për një kapitull të ri në politikën shqiptare. Vendosmëria mbrojti shtëpine e demokratëve sot nga kulisat e Berishës”, përfundoi Basha./albeu.com/