Ronaldo flet si president i Cruzeiro: Ndjenja pozitive, me punë do të jemi sërish të mrekullueshëm

Ronaldo Luis Nazario da Lima, pronari dhe presidenti i ri i Cruzeiro, foli nga Brazili:

“Ndjesitë e para janë pozitive, mora pjesë në stërvitje dhe sot i thashë lamtumirë të gjithë ekipit. Jemi në përgatitje, një periudhë e vitit që si një lojtar që nuk e kam pëlqyer veçanërisht. Nuk më ka pëlqyer kurrë parasezoni, është një kohë e përpjekjeve të mëdha fizike për lojtarët pas pushimeve. Do të ketë shumë punë për të bërë, por dua të them se jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një sfidë e madhe, por edhe ambicia ime. Vetëm me punë do të bëjmë që Cruzeiro të kthehet në klubin e madh që njohim”. /albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 22:27