Tik Tok i “bëri gropën”, koha kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria (VIDEO)

Ditën e djeshme, në mediet online u shpërndanë me shpejtësi video të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila ishte shumë aktive në Tik Tok.

Emri dhe videot e saj u bënë virale duke shkaktuar reagime në shumta nga njerëzit dhe nga organet e drejtësisë.

Siç u bë e ditur që të hënën, Kapedani ka konkurruar për Miss Shqipëria në vitin 2003. Atë kohë, gjyqtarja ka qenë vetëm 18 vjeç dhe thoshte se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes.

Kujtojmë se pas publikimit të videove, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë e vuri nën hetim, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i dënoi rëndë veprimet e saj duke u shprehur se është një nga zyrtarët e drejtësisë që nuk kanë kaluar Vettingun janë pikërishta ata që gërryejnë sistemin e drejtësisë.

Kapedani bëri disa reagime në rrjete sociale duke thënë se ajo nuk kishte Tik Tok dhe e gjitha ishte një sulm ndaj imazhit të saj./albeu.com