Një skandal diplomatik ka ndodhur mes Kosovës dhe Maqedonisë në Shqipëri.
Gjatë një konference rajonale të mbajtur në qytetin e Vlorës, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, të ambasadës së Maqedonisë në Tiranë dhe përfaqësues të shtetit shqiptar, është
prezantuar një hartë ku nuk ndodhet Kosova.
Bëhet fjalë për konferencën në Ditën e Maqedonisë në Panairin Kombëtar Lëvizës 2014 ku janë
prezantuar mundësitë e investimit nga biznesmenët shqiptarë në Maqedoni.
Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesi i MPJ-së së Maqedonisë, Aleksandar Krstevski, ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Stojan Karajanov, Biljana Peeva përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe
Brunilda Paskali, zëvendës ministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Harta ku nuk është Kosova është
prezantuar nga Aleksandar Krstevski, ndërsa mësohet se
Brunilda Paskali e ka raportuar incidentin dhe mund të ketë edhe notë proteste ndaj ambasadës së Maqedonisë.
Shtuar më 10/06/2014,
ora 10:38