Dy zyrtarë të Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës kanë marrë
paga për disa vite pa qenë fare në punë.
Përkatësisht, Hakif
Bahtiri ka
munguar në punë që prej vitit 2005-së, ndërsa Zize Nezaj ka
munguar prej vitit 2009-të.
Pavarësisht se
Bahtiri nuk ka shkuar në punë për 10 vjet,
paga atij i është derdhur e plotë në llogarinë personale bankare, shkruan Tribuna.
Nisur nga rasti, drejtori ka marrë
vendim që Nezën ta pezullojë nga puna, ndërsa Bahtirin ta nxjerrë në pension të parakohshëm. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 15:33