S'ka tualete publike, një person urinon para ndërtesës të bashkisë
Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të WC-ve publike.

Gjethet e pranverës nuk ia mbuluan pamjen një personi i cili po kryente nevojën përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

Në mungesë të një WC-je publike qytetari në moshë gjeti që të urinojë skaje një lisi, në ballë të dritareszyrës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Në mungesë të tualeteve, qytetarët shihen çdo ditë duke kryer nevojat fiziologjike nëpër ndonjë qoshe.
Shtuar më 28/03/2019, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori