E konfirmon presidenti i Lyon, ja kur kalon Depay te Barcelona

Depay ishte pranë kalimit te Barcelona në merkaton e verës, madje u përfol deri në ditën e fundit dhe shpresat ishin që transferimi të mbyllej me sukses.

Por, gjithçka mbeti pezull dhe nuk pati konkretizim, ndërsa së fundmi presidenti i Lionit, Zhan Aulas shprehet se francezi është i zhgënjyer nga Barcelona, por nuk i ka humbur shpresat që në Spanjë të kalojë në janar.

Madje, presidenti thotë se Depaj do të bëjë gjithçka për të realizuar kalimin në Barcelonë.

“Ai është i zhgënjyer, por jo në drejtim të Lionit. Më shumë me Barcelonën. E di se ai do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që ta vendosë veten në një pozitë ku ai të mund të kalojë në Spanjë në muajin janar”, u shpreh Aulas.


Shtuar 7.10.2020 20:04