Rama mori në telefon Manjola Cakonin? Basha i ashpër: Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare (VIDEO)

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashkëshortin dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Krahas videos, Lulzim Basha shkruan se është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare e cila është e mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përbushur nevojat jetike.

Sipas Bashës, telefonata që Rama i ka bërë zonjës Manjola është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve.

POSTIMI I LULZIM BASHES:

Historia e Manjolës dhe Alesios tronditi mbarë opinionin publik. Një tragjedi e madhe, dhimbje e pashërueshne që do të mbetet gjithmonë e pranishme në jetën e tyre.

Detyra e një qeverie normale është të lehtësojë pasojat materiale për Manjolën, Alesion por dhe për mijëra persona të tjerë, që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj.

Fatkeqësisht, Manjola është vetëm një ndër mijëra gra të tjera që sot nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre dhe që jetojnë në çadra e kushte tejet të vështira.

Historia e saj është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre.

Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”.


Shtuar 10.09.2020 16:48