S'ka ligj të ri, në zgjedhje do shkohet me ligjin e vjetër
U bën gati dy vjet që nga koha kur kryeministri i vendit Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjen me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli për reformimin e sistemit zgjedhor.

Por nuk është vënë re asnjë arritje për të ecur përpara, përjashtuar këtu frazat politike. Mesa duket në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me ligj të vjetër, edhe pse ka rezultuar me keqpërdorime të mëdha nga partitë politike. Kjo për arsye që ende nuk është miratuar ligji i ri për zgjedhje, ç,ka ka bërë që të mos dalë edhe data për zgjedhjet lokale.

Këto të fundit pritet të mbahen ndërmjet periudhës 15 shtator - 15 nëntor, ndërsa mundësitë që deri atëherë të miratohet ligji i ri duken të pamundura. Për këtë tregojnë vetë anëtarët e ish-komisionit për reformë zgjedhore, shkruan zëri.

Ish-kryesuesi i këtij komisioni, Haki Demolli, nga radhët e LDK-së, bën të ditur se ka një pajtueshmëri mes partive politike që të shkohet me ligj të vjetër.

“Besoj se në tubimet joformale, lidhur me zgjedhjet lokale, partitë politike janë pajtuar unanimisht që të shkohet me ligjin e vjetër”, u shpreh ai.

Ndërsa para disa kohësh zv/kryeministri Behgjet Pacolli u shpreh i bindur se në zgjedhje do të shkohet me ligj të ri. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori