Rrezikojnë të mbyten 4 të mitur në Vilë Bashtovë, dërgohen me urgjencë në spital

Katër të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, kanë rrezikuar të mbyten këtë mesditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në plazhin pranë Vilë Bashtovës. Të miturit janë nxjerrë nga deti nga qytetarët dhe janë transportuar në spitalin e Durrësit. Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten. Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.