Odise Roshi realizon dy gola në Rusi (VIDEO)

Odise Roshi ka realizuar dy gola për Akhmat Grozny në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit në Rusi ndaj skuadrës së Volgograd.

Fieraku realizoi golin e dytë në këtë takim, në minutën e 53-të. Pas një goditje dënimi, i gjendur brenda zonës, Roshi shmangu bukur një prej mbrojtësve dhe më pas me një veprim akrobatik e dërgoi topin në rrjetë.

Pak minuta më pas, futbollisti shqiptar realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij.


Shtuar 19.08.2020 17:27