Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit thotë se ka dorëzuar në Prokurori, të gjitha kallëzimet
penale ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë. Bëhet fjalë për 30 persona. Afati për dorëzimin e formularëve për
deklarim të pasurisë në këtë agjenci ka qenë nga 1 deri më 31 mars 2013, por dorëzimi i kallëzimeve
penale nuk vërtetohet nga zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit, të cilët thonë se nuk kanë mundur të ngrenë asnjë aktakuzë në lidhje me shkeljen e Ligjit për
Deklarim të Pasurisë. Ata shprehen se nuk kanë pranuar asnjë kallëzim penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013,
ora 12:35