Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit
2017">
2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës
Speciale, thonë analistët politikë, shkruan Radio Europa e Lirë.
Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës
politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve.
Analisti politik, Arben Qirezi, mendon se në këtë vit Kosovën e presin në radhë të parë paqartësi, për shkak të zhvillimeve që mund të pasojnë fillimin e punës së Gjykatës
Speciale për krime lufte. Por, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë Gjykatën
Speciale, Qirezi mendon se top-prioriteti i këtij viti duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan
Muhaxhiri, mendon se zhvillimet
politike që kanë përshkuar vitin 2016, do të vazhdojnë edhe këtë vit.
Para së gjithash, ai mendon se çështja e Demarkacionit dhe Asociacioni i komunave serbe do të mbizotërojnë sërish agjendën
politike. Por, si sfidën më të madhe,
Muhaxhiri e parasheh nisjen e punës së Gjykatës
Speciale.
"Çështjet kryesore do të jenë zgjidhja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ajo e Asociacionit të komunave serbe.
Por, po ashtu, një temë tjetër, e cila është e një rëndësie të veçantë dhe e cila pritet që do t'i diktojë edhe zhvillimet
politike në Kosovë është çështja e Gjykatës
Speciale", thekson
Muhaxhiri.
Ndërkohë, Artan
Muhaxhiri thotë po ashtu se problem më vete po paraqet edhe mosfunksioni, sipas tij, i Qeverisë së Kosovës.
Ai mendon se koalicioni aktual, pavarësisht se përbëhet nga dy partitë më të mëdha në vend, më shumë po krijon sesa që po zgjidh probleme.
Andaj, një gjendje e tillë do të vazhdojë edhe këtë vit, thotë
Muhaxhiri, duke besuar se në një fazë do të jetë e domosdoshme edhe ndërhyrja
politike ndërkombëtare.
"Për fat të keq edhe në vitin
2017">
2017 do të jemi të detyruar që në mënyrë pasive t'i presim imputet dhe urdhëresat nga bashkësia ndërkombëtare sa i përket zhvillimeve
politike në Kosovë, sepse skena
politike kosovare është duke u shfaqur krejtësisht e paaftë që t'i zgjidhë problemet dhe që të japë ide konkrete, orientime për mënyrën e zgjidhjes së problemeve", deklaron
Muhaxhiri.
Përderisa opinionistët shprehen mjaft pesimistë se koalicioni aktual do të mbijetojë deri në fund të mandatit, kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se agjenda
politike dhe prioritetet e qeverisë së tij, do të zbatohen gjatë këtij viti.
Mustafa ka theksuar se viti
2017">
2017, mes tjerash do të jetë vit i zhvillimit, por edhe i lëvizjes së lirë, pa viza.
"Besoj shumë se në vitin
2017">
2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit.
Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë", ka deklaruar Mustafa.
Sidoqoftë, pavarësisht zhvillimeve të paparashikueshme që eventualisht mund të sjell Gjykata
Speciale, një sfidë më vete për skenën
politike në Kosovë mbetet gjetja e rrugës së bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës për disa çështje, të cilësuara të interesit madhor, siç janë dialogu me Serbinë dhe marrëveshjet që prodhon ai, pastaj liberalizimi i vizave dhe demarkacioni, si dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, që kërkon edhe mbështetjen e përfaqësuesve të pakicave, transmeton "rel". /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017,
ora 11:17