Situata në veri të zgjidhet me dialog
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews gjatë një vizite në qytetin e Ferizajt tha se situata e tanishme në veri të vendit duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore. Dreës tha se lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët vazhdon të jetë ende problem

Drews, duke folur për situatën në veriun e vendit, tha se nëse nuk arrihet deri te një zgjidhje paqësore atëherë KFOR-i është i detyruar të gjejë një zgjidhje tjetër duke mos saktësuar datën e heqjes së barrikadave.

”Ky problem duhet të zgjidhet me dialog. Nëse me dialog nuk kemi zgjidhje adekuate atëherë është detyrë e KFOR-it që të gjejë një zgjidhje tjetër me mjetet e veta”, tha ai, raporton RTK.
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori