Situata në veri, Fitou vlerëson popullin e Kosovës për maturinë
Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, duke iu referuar ngjarjeve në Kroin Vitakut, ka vlerësuar popullin e Kosovër për durimin dhe maturinë që ai tregon për ti rezistuar konfrontimeve.


“Duhet uruar autoritet kosovare dhe popullin në përgjithësi për rezistencë dhe që refuzojnë konfrontimin. Nuk ka të bëjë aspak me frikën e Kosovës, kufijtë janë këtu dhe ekzistenca e saj është këtu, por duhet kohë në mënyrë që popullata e veriut të integrohet në mënyrë paqësore. Duhen shumë përpjekje, dhe duhet siç e thash më herët t’i rezistojmë tentativës për konfrontime. Kosova ka fituar, por duhet të kemi durim”, tha Fitou, raporton RTK.

Ambasadori francez tha se Kosova është fitorja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, ndërsa porositi popullin kosovar që të ketë besim në vetvete. Duke folur për administratën në pjesën veriore e cila tentoi të largojë policinë speciale dhe ndaloi ndërtimin e shtëpive, Fitou tha se situata është e komplikuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori