Situata në Preshevë duhet të
zgjidhet me
dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndikojë në bisedimet Prishtinë-Beograd. Kështu është shprehur në një deklaratë për Deutsche Welle-n, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq pas heqjes së lapidarit ne
Presheve.
“Neve na vjen keq që nuk ka pasur zgjidhje kompromisi nga palët e përfshira në këtë çështje. Për ne tani është e rëndësishme që të gjithë t’i kthehen dialogut dhe të mos vijë deri te konfrontime të panevojshme”, ka thënë Kocijançiq. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2013,
ora 17:17