Situata në Parkun Kombëtar të Sharrit është alarmante
Edhe pse jëmi në stinën e dimrit nuk jemi jashtë rrezikt të pyjeve nga zjarret, pasi një zjarr i i qëllimshën është ndezur pasditen e djeshme në fshatin Pllanian të Luginës së Lumbardhit, dhe është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pyjet me pisha.

Policia po punon për identifikimin e dy personave të dyshuar për zjarrvënie në Parkun Kombëtar të Sharrit në Luginën e Zhupës, ndërsa situatën në terren sipas Drejtorisë Rajonale të Pyjeve është alarmante.

Në rajonin e Prizrenit janë regjistruar vatra zjarrit duke paraljmëruar një situatë jo normale të djegies së pyjeve, në vargmalet e Sharrit, që janë pjesë e Parkut Nacional.

Hazir Berisha, zëdhënës i PK-së ka deklaruar se dy persona janë të dyshuar, por ende nuk janë identifikuar.

Policia dhe ekspertë të pyjeve theksojnë se për çdo rast do të ketë hetim të detajuar për të ardhur deri te personi i dyshuar, i cili do të përgjigjet në bazë të ligjeve në fuqi.

Ekspertët shprehen se situata e verës 2012 nuk mund të përsëritet në asnjë mënyrë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori