"Situata në veri mund të tensionohet"
Rreth 59 policë të trafikut rrugor, kryesisht nga rajoni i Mitrovicës në jug dhe nga veriu, kanë rënë në pranga në sajë të një operacioni kundër korrupsionit.

Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë ka vlerësuar që një numër i tillë nuk është edhe aq i lartë duke marrë parasysh përmasat e mëdha të operacionit, por tha se është e rëndësishme që të mos humbasë besueshmëria e Policisë së Kosovës.

"Një proces i tillë e ka dëshmuar edhe njëherë që menaxhimi e ka të nevojshme të ketë një plan më dinamik në kryerjen e detyrës dhe vlerësimin e performancës, mirëpo në të njëjtën kohë është një veprim që duhet të përshëndetet në kuptimin e parandalimit të zhvillimit të mëtutjeshëm të korruptimit të zyrtarëve policorë", ka thënë Ramadani në një interviste në "Ballë Për Ballë" të "Klan Kosovës".

Ekspert i çështjeve të sigurisë, Ramadani, ndër të tjera ka thënë se situataveri të Kosovës po shkon drejt tensioneve.

"Situataveri nuk është e qetë në kuptimin e plotë të fjalës.

Është një situatë që po shkon kah tensionimi, veçanërisht përmes disa veprimeve të fundit duke filluar prej luginës së diellit e deri tek muri.

Vlen të theksohet që serbët në veri jetojnë totalisht jetë paralele ndaj pjese tjetër si dhe prezenca e organizatave kriminale në veri është e fuqishme", ka thënë Ramadani. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori