Sistemi ASYCUDA që shërben për zhdoganim e mallrave në Doganën e
Kosovës ka rënë gjatë ditës së sotme dhe i njejti pritet të rregullohet deri nesër. Mallrat nuk mund të doganohen pa u rregulluar ky sisitem. Zëdhënësi i
Doganës së
Kosovës, Adriatik
Stavileci ka thënë se po punohet për t’u rregulluar serveri, mirëpo sipas tij gjatë të shtunave nuk ka
doganim të madh.
“Është prish një lloj serveri, jemi tu punu me rregullu. Sot është prish, deri nëser pritet mu rregullu”, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i
Doganës, Adriatik
Stavileci, përcjell express.
Mallrat nuk mund të kalojnë pa u zhbllokuar ky
sistemi. Megjithatë,
Stavileci thotë se dita e shtunë nuk ka
doganim te madh.
“Nuk mujn me pas
doganim pa u ndreq
sistemi, zakonisht e shtunja nuk është një ditë që ka
doganim të madh. Shpresoj që e rregullojnë”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018,
ora 17:40