Sipërmarrësit indianë gati për investime në Kosovë
Kosova po tërheq tashmë edhe vëmendjen e sipërmarrësve indianë, të cilët kanë shprehur interes për të investuar në vend. Një delegacion i bizneseve nga India të kryesuar nga Harpret Singh, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe biznese të shumta vendore.

Vizita është bërë me qëllim të gjetjes së mundësive për investimet indiane në Kosovë në disa fusha.

Duke vlerësuar interesimin e shprehur nga biznesmenët indianë për të investuar në Kosovë, kreu i AKD i informoi ata edhe lidhur me kushtet dhe mundësitë e mira që ofron Kosova për bërë biznes.

Përfaqësuesi i sipërmarrësve indianë, Harpret Singh, tha se biznesmenët ja në të interesuar kryesisht për investime në fushën farmaceutike, atë të IT-së, ushqimit dhe ndërtimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori