Sipas Gjuriçit, Kosova akoma pjesë e Serbisë
Pëlqej
I ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se Serbia dhe Kosova bashkëbisedojnë siç ka dialog "pushteti qendror me atë krahinor".

Sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk bashkëbisedojnë si dy shtete dhe se nuk do të ketë asnjëherë një marrëveshje ndërshtetërore mes të dyja vendeve.

"Ne duam që në të ardhmen të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë normalisht dhe jo nën dhunë. Duhet braktisur njëherë e mirë mendimi se ajo që është e mirë për serbët është e keqe për shqiptarët dhe e anasjellta", tha Gjuriç për televizionin kombëtar të Serbisë.

Marko Gjuriç theksoi se duhet që negociatat të vazhdojnë dhe që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të normalizohen. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori