“Traumë”, Luana tregon eksperiencën e saj: Më kanë përndjekur dhe askush nuk e dinte deri më sot

Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer mbas një mungese të gjatë për gjithë publikun e saj për më tepër për adhuruesit e saj. Por ky rikthim ishte ndryshe nga herët e tjera.

Luana erdhi me një projekt të ri që i ka merituar duartrokitjet e të gjithëve.

Projekti i saj personal “Thuaje” ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.

Në këtë hapësirë, moderatorja ka gjetur rastin të tregojë edhe eksperiencën e saj personale që askush s’e kishte ditur deri më sot, pasi ky rast nuk ishte bërë publik.

Luana u shpreh se për 15 vite e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht. Fatmirësisht moderatorja ka arritur të largohet në kohë dhe të shpëtojë.

“Përndjekësit më kanë krijuar një lloj traume që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës e shoqëruar gjithmonë nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar, jam e frikësuar sepse kam pasur 5 raste. 5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte.

Fatmirësisht Zotit nuk ka ndodhur asgjë, por ka tentuar që të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, të iki nga situata por vetëm kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është…për mua inspirim se sa të forta janë! Unë kalova në një traumë pa e përjetuar dhe ka njerëz që e përjetojnë, është e tmerrshme.”