Simiq: S'e kemi fyer Haradinajn
Shefi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, i ka mohuar raportimet e fundit të bëra në media se partia e tij e ka ofenduar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Ku e keni marrë këtë? Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me AAK-në”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

Në medie është raportuar se Lista Serbe ka fyer duke komentuar takimin e ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, me pjesëtarët e AAK-së. /Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori