Simiq ia përkujton kërcënimin Haradinajt për kushtin e Asociacionit
Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e Komunave serbe shpejt, atëherë këtë do ta bëjnë përfaqësuesit politikë të serbëve më 20 prill.

“Sigurisht se më 20 prill do të tubohen këshilltarët dhe prefektë e të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë, porse duhet pritur se çfarë do të ndodhë gjatë shtatë ditëve në vijim para se të ndërmerret çfarëdo hapi”, ka shtuar Simiq.

Ai ka shtuar se Lista Serbe aktualisht nuk po mendon për kthimin në shumicën qeveritare, ndërsa zhvillimet në periudhën e ardhshme mund ta përcaktojnë veprimin e saj.



Shtuar më 13/04/2018, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori