E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Simiq e thotë qartë: Asociacioni u hartua pa marrë parasysh Gjykatën Kushtetuese
Përfaqësuesi i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë sot se Ekipi Drejtues i Asociacionit të Komunave serbe (AKS) projektstatutin e AKS-së do t’ua prezantojë ekipeve të Beogradit e të Prishtinë në Bruksel.

Ai ka shtuar se Lista Serbe nuk pret që Prishtina ta formojë AKS –në dhe as që do të bëjë qoftë dhe një hap drejt formimit të tij.

"Para katër muajsh ne nuk kemi dashur t’i japim argumente Prishtinës të thotë se serbët nuk respektojnë afate... Nuk mendoj se Prishtina do të bëjë qoftë dhe një hap drejt formimit të AKS-së”, ka thënë Simiq për televizionin publik të Serbisë .

Ekip drejtues për formimin e AKS-së më 1 gusht ka kumtuar se projektstatuti i AKS-së do të jetë i gatshëm më 4 gusht, që është dhe afati i vënë nga Bashkimi Evropian.

Anëtarët e këtij ekipi gjatë bisedës me shefin e Misionit të OSBE –së Jan Brathau kanë theksuar se gjatë hartimit të tekstit i janë përmbajtur në mënyrë strikte dispozitave të Marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Planit të implementimit të kësaj marrëveshjeje, Fushëveprimit të Ekipit drejtues, Parimeve të përgjithshme për themelimin e AKS-së dhe të Kartës evropiane për administrim lokal.

Shtuar më 03/08/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori