Simiç nuk e pranon vendimin për shkarkim
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Slavko Simiç është shkarkuar nga posti i shefit të grupit parlamentarListës Serbe në Kuvendin e Kosovës pas debatit dhe votimit të 6 deputetëve që është zhvilluar sot, të cilët thanë se ai nuk i përfaqëson më interesat e tyre.

Nga ana e tij Simiç ka thënë se nuk e pranon këtë vendim të cilin e ka quajtur mision të pamundur dhe se, sipas tij, nënshkrimet në këtë kërkesë janë edhe të Nenad Rashiçit dhe Adem Hoxhës, që siç tha ai nga dje nuk janë pjesë e Listës Serbe.

Ndërkohë, deputetët e Listës "Srpska" kanë marrë vendim për shkarkimin e shefit të Grupit Parlamentar Simiç, duke e zgjedhur në krye të Grupit, Sasa Milosavljeviç. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori