Shqipëria e para në Europë për numrin e vdekjeve nga Covidi, Manastirliu: Nuk është renditje ajo, bilancet bëhen në fund

Sipas një grafiku të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”, Shqipëria renditej si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19.

Për këtë raport, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 ka thënë se grafiku tregon një renditje  të një kohe të caktuar dhe se duhet të pritet deri në fund të pandemisë për të folur.

“Nuk është renditje ajo. Ajo është thjesht një grafik i cili jep një të dhënë që është për një kohë të caktuar. Në këtë pikë duhet të lëmë ekspertët të flasin dhe kemi të gjithë kohën e botës ne të mundemi të analizojmë shkaqet dhe si kanë influencuar faktorët. Këto bilance bëhen kur të ketë përfunduar pandemia. Se këtu gabohemi dhe dalim në konkluzione jo të sakta”, tha Manastirliu./albeu.com

 


Shtuar 23.10.2021 18:08