Sigurohet edhe një votë për demarkacionin
Pëlqej
Donika Kadaj-Bujupi
Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në partinë e Ramush Haradinajt, pasi pati një kalim në Vetëvendosje. Nga kjo Qeveria siguron edhe një votë për Demarkacionin sepse Kadaj-Bujupi tashmë do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi përmes një postimi në Facebook se Donika Kadaj Bujupi do të jetë sërish pjesë e partisë së tij, AAK’së.

Kështu, koalicioni qeverisës e siguron edhe një votë tjetër për Demarkacion, që i bie të jetë e 79-ta e që i afrohet më shumë se kurrë ratifikimit të demarkacionit.

Deputetja Kadaj-Bujupi befasoi të gjithë me kalimin e saj në AAK, pas deklaratave të saj menjëherë pasi kishte lënë partinë e Haradinajt. Ajo me t’u bërë pjesë e Vetëvendosjes s’kishte rreshtur së akuzuar ish-shefin e saj për të cilin derdhte lot kur Haradinaj gjykohej nga Haga.


Shtuar më 14/03/2018, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori