Partia Demokratike e Kosovës ka penguar gjatë ditës së djeshme shoqërinë
civile të afrohet pranë zyrave të partisë të cilët po e kundërshtonin Projektligjin për
Financimin e
Subjekteve Politike.
E njëri nga zyrtarët i cili besohet të jetë sigurim në partinë e
Kadri Veselit, ka kërcënuar me armë aktivistët që të mos i afrohen zyrave të partisë.
Fotoja e momentit kur personi në fjalë vë dorën tek arma, është kapur prej njërit nga protestuesit e djeshëm.
Më pas përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.
Dje, Ismet Kryeziu në emër të organizatave tha se të gjitha partitë
politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së,
Kadri Veseli, që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm.
Ndryshe, gjatë ditës së hënë organizatat e shoqërisë
civile kanë marshuar në kundërshtim të Projektligjit për
Financimin e
Subjekteve Politike.
Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, dhe ka vazhduar me ndalje të shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë
civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për
Financimin e
Subjekteve Politike.
Ato vlerësojnë se Projektligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për
financimin e partive
politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Shtuar më 18/06/2019,
ora 11:06