Siguria, sfidë e Kosovës
Sfida më e madhe në kuptimin mbrojtjes mbetet Kosova dhe ngjarjet e mundshme që do të rrezikonin popullatën serbe, thotë ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq.


Në një intervistë për mediat e Beogradit ai thekson se aktualisht për shkak të aktiviteteve diplomatike dhe bashkëpunimit të rregullt me KFOR-in beson se skenari i padëshiruar nuk do të ndodhë.

Në pyetjen nëse ka rrezik që gjatë zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe zgjedhjeve të 3 nëntorit të përkeqësohet pozita e sigurisë e serbëve në veri, Rodiq është përgjigjur se ky rrezik ekziston gjithmonë, shkruan Koha Ditore.

"Për këtë arsye theksoj se punojmë intensivisht që të mos ndodhë ajo dhe kjo është në interesin më të mirë edhe të shqiptarëve edhe t serbëve dhe të grupeve të tjera etnike në Kosovë. Të gjithë njerëzit në atë territor i bashkon e ardhmja e përbashkët”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori