DËSHMIA/ Si vdiq Astrit Dehari në burg
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ndërroi jetë në mënyrë në tragjike në ambientet e paraburgimit ku po qëndronte për rreth 68 ditë në burgun e Prizrenit, si i dyshuar për sulmin që u bë ndaj Parlamentit të Kosovës në gusht të këtij viti.

Vdekja e tij dy ditë më parë vjen me shumë pikëpyetje, edhe pse sipas policisë, ai kishte konsumuar ilaçe dhe kishte rënë në gjendje kome.

Ministria e Drejtësisë po garanton transparencë në zbardhjen e vdekjesburg të aktivistit Astrit Dehari, por zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes në një Konferencë të jashtëzakonshme që mbajtën të dielën, thanë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit të Kosovës.

Por si vdiq Astrit Dehari?

Kur të burgosurit e tjerë kishin dalë për shëtitje të shtunën, Astrit Dehari i ishte lutur oficerit të Shërbimit Korrektues që të qëndrojë në dhomën e tij, me qëllim që të pastronte dhomën.
Kur të gjithë të burgosurit janë kthyer në dhomat e tyre, e kanë gjetur Astritin të shtrirë përtokë dhe në gjendje shumë të rëndë e me të vjella.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk ia doli të shpëtojë, transmeton "Zëri".

Enigma e kësaj vdekjeje, që është e dyta me radhë në familjen Dehari, pas vdekjes së Arbnor Deharit, vëllait të Astritit.
Ndërkohë, prindërit e Astritit kanë kërkuar autopsinë për të zbardhur vdekjen e djalit të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori