Me mimoza dhe Kushtetutë në dorë, Meta mesazh për shqiptarët para protestës

Presidenti Meta ka marrë në dorë një tufë me mimoza dhe në tjetrën Kushtetutën vetëm pak para protestës.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një përshëndetje për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë.

“Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”, shprehet kreu i shtetit, pak para se të nisë në orën 17:00 manifestimi për mbrojtjen e Kushtetutës, nga ajo që ai e ka quajtur grushti i shtetit për të cilin akuzon qeverinë.

“Të dashur motra e vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës.

Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë” . /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 14:11