Hodhën tymuese dhe kapsolle drejt kryeministrisë në protestën e PD-së, 3 persona nën hetim, dëshmia: Për këtë arsye erdhëm, jo për shëtitje

Tre protestuesit që u shoqëruan në polici ditën e djeshme për shkak incidenteve gjatë protestës së PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë deklaruar se kanë shkuar në tubim për atë qëllim, duke konsideruar se protesta e tillë është, jo vetëm për të shëtitur.

“Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, kanë deklaruar  në polici, dy nga tre protestuesit që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse. Ata hodhën tymuese e kapsolle në drejtim të godinës se kryeministrisë.

Ndërkohë, 21-vjeçari nga Durrësi, i cili u procedua për mbajtje pa të drejtë të uniformës dhe falsifikim dokumentesh ka thënë para oficerëve të komisariatit numër 2 se i pëlqente të ishte polic, prandaj kishte gjetur një uniformë të vjetër dhe e kishte veshur, por nuk ka dashur ta keqpërdorë atë, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Protesta e opozitës që zgjati tre orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbyll me flakje kapsollash, flakadanësh dhe zhurmuesish, që të gjitha të hedhura drejt selisë së qeverisë./albeu.com/.