Si reagonte Rugova kur pyetej për vrasjen e familjes Jashari (VIDEO)
Presidenti i parë i Kosovës së pasluftës, Ibrahim Rugova, në një intervistë të rrallë dhënë RTK-së, menjëherë pas luftës ishte pyetur për vizitën te varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari në Prekaz.

Ai në këtë intervistë ka treguar se në kohën kur ka qenë president i Kosovës, ka shpallur edhe ditë zie, e madje në nderë të sakrificës së familjes Jashari, Rugova kishte kërkuar që të ketë respekt shtetëror pë këtë familje.

“Ju e dini nuk po dua të hy në histori, kur ka ndodhur ajo para tash katër vite, atëherë si kryetar i Republikës së Kosovës kam shpallur ditë zie, dëshirojë tash meqenëse e kemi bërë institucionet t’i bëjmë një nderim dhe respekt më të lartë shtetërorë që është i mundur për Adem Jasharin dhe bashkëfamiljarët e tij heronjtë e dëshmorët e tjerë”, thoshte presidenti Rugova në vitin 2003 në një intervistë për transmetuesin publik.


Shtuar më 05/03/2019, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori