Si po i rekruton Serbia agjentët në Kosovë përmes Listës Serbe
"Synim sot i këtyre shërbimeve të inteligjencës, sidomos nga fqinji ynë verior, por edhe nga shtetet e tjera të cilat janë aleatë me Serbinë, është defunksionalizimi i Kosovës si shtet i pavarur, duke ndikuar në agjendat politike të Kosovës, përmes Listës serbe, e cila është pjesë e institucioneve të shtetit, por që agjenda e tyre politike është kundër shtetit të Kosovës, agjendë kjo e cila përgatitet nga qarqet serbe të Beogradit zyrtar. Dhe natyrisht që në këtë aspekt rekrutimi i njerëzve të shërbimit intelegjent serb përmes Listës serbe, është instrument mjaft i fortë i Serbisë, pasi ky rekrutim është më i lehtë dhe më i sofistikuar", ka thënë opinionisti Haziri.

Në Kosovë vepron një numër i madh i shërbimeve të inteligjencës, aktivitetet e së cilëve kanë filluar që nga mbarimi i luftës dhe vendosja e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Agjentët e huaj mund të hyjnë në vendin tonë në lloj-lloj formash, duke përdorur maska të ndryshme, dhe ndryshim të identitetit.

Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë së vend, sipas së cilëve, këta persona kryesisht hyjnë në Kosovë duke përdorur si urë lidhëse organizatat jo qeveritare, duke punuar si gazetarë, biznesmen etj.

Ata kanë thënë se veprimi i shërbimeve të fshehta në Kosovë, është një rrezik potencial për destabilitetin politik, por edhe për situatën e ndjeshme të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.


Halimi: Kosova, vend i përshtatshëm për rekrutimin e agjentëve sekret

Duke folur në një prononcim për gazetën "Bota sot", njohësi i sigurisë Armend Halimi, ka thënë se agjentët e huaj në Kosovë që nga pas lufta përveç nëpërmes ambasadave të shtetit të caktuara si personel i saj.

Sipas tij, ata mund të futen edhe në emër të ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe jo rrallë herë edhe si gazetar, meqë kështu janë më pak të diktuar.

"Në Kosovë, ata edhe pse kanë terren të përshtatshëm për rekrutim të agjentëve vendor, duke pas parasysh kushtet ekonomike të vendit.

Megjithatë duke studiuar mentalitetin e popullit shqiptar si patriot, më pak tentojnë të rekrutojnë njerëz të tillë, e më tepër vetë të operojnë, sigurisht që në mënyrë indirekte pa u bë me dije edhe vet këtyre mund t'i shfrytëzojnë për informata të caktuara, por jo të stilit klasik të spiunëve, edhe pse nuk përjashtohet mundësia në raste të caktuara.

Sa për serbët, ata vet janë pjesë e AKI-së, s'di çka mundet me qenë më e dëmshme për sigurinë nacionale të Kosovës ndryshe", ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë Halimi.


Roshi: Agjentët e huaj bëjnë gjithçka, e lënë Kosovën prapa

Ndërsa, sipas analistit Artur Roshi, në gjithë organizimin e një shteti janë mazhorancat që vendosin konform rregullave dhe konventave për një shoqëri demokratike. Sipas tij, nuk duhet të vuajmë nga krijimi i realiteteve false, sepse agjentët e huaj bëjnë historinë sido të jetë.

"Kur kemi një shoqëri të hapur dhe demokratike që mbështetet qartë në parime të qytetërimit perëndimor, nuk kemi pse të kemi frikë nga asgjë dhe në këtë kontekst as nga sfondet e agjenturave. Tabloja e agjenturave zhvlerësohet në shoqëri të hapura.

Kosova dihet nga vjen dhe për ku shkon, pra vjen nga Ballkani si pjesë e mentalitetit lindor dhe shkon drejt mentalitetit të perëndimit 'lirisë'. Agjenturat kanë efekt në vende jo demokratike.", është shprehur ai për "Bota sot".

Ai ka shtuar më tej se Kosova e ka vetë në dorë përqasjen ndaj perëndimit dhe duke i shpërfillur "eminencat gri" mund të eci në rrugën e përparimit të tregut të lirë dhe gjithë dimensioneve të lirisë.

"Mundësitë se agjentët e huaj bëjnë gjithçka, e lënë Kosovën prapa. Pakica Serbe në Kosovë respektohet për të treguar zhvillimin mental të shqiptarëve në krahasim me të shkuarën e tyre", ka thënë njohësi i çështjeve politike Roshi.


"Rekrutimi i agjentëve përmes Listës Serbe"

Kurse, opinionisti Nexhat Haziri ka pohuar se veprimi i shërbimeve të fshehta, është një rrezik gjithnjë potencial për destabilitetin politik, por edhe për situatën edhe ashtu tejet të ndjeshme të sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai ka thënë për "Bota sot" se një numër i madh i shërbimeve të inteligjencës vepron sot në Kosovë, aktivitetet e së cilëve kanë filluar që nga mbarimi i luftës dhe vendosja e administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe të cilat kanë penguar jo vetëm zhvillimin e demokracisë, por kanë mbajtur gjithnjë nën tension situatën në vend, si atë politike po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.

"Synim sot i këtyre shërbimeve të inteligjencës, sidomos nga fqinji ynë verior, por edhe nga shtetet e tjera të cilat janë aleatë me Serbinë, është defunksionalizimi i Kosovës si shtet i pavarur, duke ndikuar në agjendat politike të Kosovës, përmes Listës serbe, e cila është pjesë e institucioneve të shtetit, por që agjenda e tyre politike është kundër shtetit të Kosovës, agjendë kjo e cila përgatitet nga qarqet serbe të Beogradit zyrtar.

Dhe natyrisht që në këtë aspekt rekrutimi i njerëzve të shërbimit intelegjent serb përmes Listës serbe, është instrument mjaft i fortë i Serbisë, pasi ky rekrutim është më i lehtë dhe më i sofistikuar", ka thënë opinionisti Haziri.

Më tej, ai ka shtuar se këto shërbime ndikojnë edhe në vetë sigurinë e vendit tonë, duke stimuluar grupe të kriminalizuara, trazira me motive ndëretnike, radikalizimin islamik, dhe radikalizma të ndryshëm, për ta paraqitur Kosovën në arenën ndërkombëtare si vend të pasigurt dhe që rrezikon stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

"Është e njohur mënyra e operimit të pjesëtarëve të Shërbimeve të Intelegjencës, apo hyrja e personave të tillë, të cilët shfrytëzojnë pasaportat diplomatike, si gazetar, gjoja përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare, nën petkun e personave të sekteve të ndryshme fetare, si turist, e mënyra të tjera.

Dhe identifikimi dhe parandalimi I tyre, natyrisht se kërkon një angazhim profesional dhe permanent të shërbimit tonë shtetëror, siç është AKI-ja, por edhe të strukturave të tjera të sigurisë. Lufta në mes shërbimeve të intelegjencës, është një luftë e përhershme", është shprehur opinionisti Haziri. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori