Si në qeveri edhe në komunë nuk ngopen me pozita, shtohen edhe tre drejtorë
Pëlqej
Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim sot që Komunës së Prishtinës t'i shtohen edhe tri Drejtori tjera.

Nuk dihet se kur do të fillojnë punën, por Drejtoritë më të reja të Prishtinës janë ajo e Parqeve, e Sportit dhe e Mirëqenies Sociale.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të ndahet në dysh. Kjo drejtori është udhëhequr nga Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i njëjti pritët të menaxhojë vetëm Drejtorinë e Shëndetësisë. Në dysh do të ndahet edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që udhëhiqet nga Yll Rugova i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritët të menaxhojë vetëm më Drejtorinë e Kulturës, përcjell lajmi.net.

Tashmë, ajo që dihet është se me Drejtorinë e Parqeve, pritet të menaxhojë partneri i koalicionit, ARK-ja. Këtë e kishte bërë të ditur më herët, nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli i cili vjen nga kjo parti. Ndërsa, ende nuk dihet sakte se kujt do ti takojnë dy drejtoritë tjera.

“Miratohet vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 08 nr, 021-79492 e dt. 25.01.2016 për numrin dhe emërtimin e drejtorive si organe te administratë së Komunës”, thuhet në vendimin e kryetarit Shpend Ahmeti.

Organizmi, kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorive të reja të caktuara në pikën II të këtij Vendimi do të rregullohen me vendim të veçantë.

Pika II e vendimit ndryshohet në tërësi dhe riformulohet kësisoj:

"Komuna e Prishtinës ka këto drejtori:

Drejtoria e Administratës
Drejtoria e Shëndetësisë,
Drejtoria e Mirëqenies Sociale
Drejtoria e Arsimit
Drejtoria e Kulturës
Drejtoria e Sporti
Drejtoria e Bujqësisë
Drejtoria e Financave
Drejtoria e Pronës
Drejtoria e Urbanizmit
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit te Kontratave,
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit
Drejtoria e Kadastrit
Drejtoria e Inspekcionit
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit te Qëndrueshëm
Drejtoria e Parqeve.


Shtuar më 18/05/2018, ora 07:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori