S'i ndryshojnë fletëvotimet?
KQZ nuk ka pranuar asnjë kërkesë për heqjen e simboleve shtetërore nga fletëvotimet edhe pse pala serbe ka tentuar të hap këtë çështje si i temë në Bruksel. Zgjedhjet nuk mund të shtyhen por mund të ketë bojkot të serbëve të Veriut. KQZ po bënë gjithçka që të mos ketë manipulime dhe vjedhje votash. Krejt ata që janë evidentuar nga KQZ dhe KZAP si manipulues në zgjedhjet e kaluara nuk hynë në asnjë trup zgjedhor. Valdete Daka ka të drejtë kur thotë se VV po e njollosë KQZ’në. Përfaqësuesi i LDK'së në KQZ, Florian Dushi flet për Express.

Express: Çfarë vendime ka marrë KQZ deri më tani në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit ?

F. Dushi: Vendimet janë të ndryshme, por unë mendoj që ato që janë me peshë dhe rëndësi më të madhe nëse mund të them ashtu, pra vendimet kryesore janë miratimi i planit operacional për zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit, vendimi për miratimin e planit të sigurisë për zgjedhjet e 3 nëntorit, vendimi për emërimin e KKZ’së dhe vendime tjera që kanë të bëjnë me miratimin e specifikave dhe zotimeve të ngjashme.

Express: Këto ditë është diskutuar shumë çështja e fletëvotimeve, për të cilën pala serbe po insiston të mos ketë simbole shtetërore, sa ka ndikim pala serbe në vendimet e KQZ’së për zgjedhjet e 3 nëntorit?

F. Dushi: Sa i përket fletëvotimeve, ajo mund të jetë diskutuar në nivele të ndryshme, por jo në KQZ. KQZ ,pas tërheqjes së shortit do të miratojë dizajnin përfundimtartë fletëvotimeve, që besoj se nuk do të jetë i ndryshëm nga ajo çfarë i kemi pasur deri më sot. Është e vërtetë që ka qenëtemë e bisedave në Bruksel, edhe aq sa di unë ka pas tentime nga pala serbe që për zgjedhjet këtë me e hap si temë, por nuk është lejuar të hapet si temë kjo nga pala kosovare. Njëherë përnjëherë s’ka kurrfarë ndikimi tek ne.

Express: Në mediat serbe u tha se çështja e fletëvotimeve, respektivisht simboleve shtetërore të Kosovësnë to, mund të çojë në shtyrje të zgjedhjeve, a ka gjasë të ndodhë diçka e tillë?

F. Dushi: E para, pala serbe duhet me e pas qartë që është pajtuar me një marrëveshje që e ka preambula dhe disa konkluzione që janë arritur si pasojë e punës së grupeve punuese për zgjedhje në Bruksel.Edhe ajo marrëveshje përcakton qartë se zgjedhjet në Veriun e Kosovës, do të mbahen sipas Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës me rolin lehtësues të OSBE’së. Nëse thuhet kështu dhe për një gjë të tillë janë pajtuar, ata duhet me qenë dhe me pas të qartë se gjithçka do të përcaktohet dhe rregullohet sipas atij Ligji, ndryshe çdo kërkesë tjetër që është jashtë Ligjit dhe jashtë asaj marrëveshje me ato konkluzione që janë nxjerrë, atëherë ajo nënkupton që kërkesat janë jashtë këtyre çështjeve për të cilat janë marrë vesh në Bruksel dhe nënkupton që është vetë pala serbe fajtore për mosrealizimin e zgjedhjeve në Veriun e Kosovës.

Sa i përket shtyrjes ë zgjedhjeve unë mendoj që atje nuk mund të ketë shtyrje, mund të ketë bojkotim apo pengesa në mënyrën organizative ndryshe zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e përcaktuar kushtetues.

Express: Meqë përmendet rolin e OSBE’së, cili konkretisht do të jetë roli i këtij misioni në zgjedhjet që pritet të mbahen?

F. Dushi: Në fakt edhe roli i OSBE’së që do të jetë lehtësues, është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit që është arrit mes grupeve punuese për zgjedhje dhe edhe aty thuhet që roli lehtësuese operacion i OSBE’së do të jetë në përputhje me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme tëKosovës dhe mandatin e OSBE’së.

Në fakt kemi këtu dy kufizime të mundshme që mund t’i sillen OSBE’së në këtë rolin ë po quhet lehtësues e që në fakt kjo duhet me u prit me e pa se si do të sillet prej çështjes në çështje,. Sprovën e parëe kemi pas te emërimi i Komisioneve komunale të zgjedhjeve kur OSBE’ja e ka luajtur rolin e vet lehtësues dhe në komunikim që ka pasur me serbet e pjesës veriore me OJQ’të dhe zyrën administrative, OSBE’ja i ka gjetur emrat dhe i ka sjellë tek ne që ata pastaj janë emëruar si anëtarë të Komisionit komunal të zgjedhjeve.Kështu pra, nuk ka rol ekzekutiv ai i takon vetëm KQZ’së.

Express: Kohëve të fundit po shihet që këtyre zgjedhjeve i është dhënë shumë konotacion etnik derisa nuk është folur edhe aq për mundësitë e manipulimeve apo vjedhjes së votave. A mund të na thoni sa është realisht e përgatitur KQZ’ja që t’i evitojë këto dy dukuri negative të cilat kanë karakterizuar zgjedhjet e kaluara?

F. Dushi: Po KQZ është duke e bërë të pamundurën, meqë nuk ndodhi reforma zgjedhore, që të përdorë të gjitha mekanizmat dhe t’i sforcojë të gjitha mekanizmat për të shku një proces sa më korrekt zgjedhor, një proces fer dhe të mirëfilltë elektoral. Në këtë drejtim janë edhe disa vendime që tash në këtë fazë veç i kemi marrë një për shembull është ai që të mos angazhohen asnjë trup zgjedhore askush që ka qenë i përfshirë në manipulime, jo vetëm ata që kanë qenë të përndjekur penalisht apo nën hetime por askush që me listat tona dhe të KZAP’it janë evidentuar si manipulues të mos përfshihen më. Ky është një prej treguesve më i parë ndoshta meqë jemi në një fazë fillestare, pra tregues që KQZ do të merr këtë me seriozitet. Mirëpo anën tjetër i takon edhe subjekteve politike që të kenë sjellje korrekte karshi procesit elektoral sepse janë subjektet e politike ata që po i mbërthejnë militantët e tyre për të penguar procesin elektoral që të shkojë në mënyrë korrekte.

Express: Ka kërkesa nga Vetëvendosje për dorëheqjen e Kryetares së KQZ’së Valdete Daka, e cila tha se subjekti i Kurtit po e njollosë?

F. Dushi: Unë kisha me thanë për këtë se njollosja e zonjës Daka është prishje e imazhit të institucionit tonë. Thjeshtë ata janë duke prishur imazhin e KQZ’së që është organ i lartë e i pavarur kushtetues dhe në fakt duke u sjellë krejtësisht në suaza të agjendës politike të cilin e përfaqëson kolegu jonë, po sjellin dëme në këtë institucion,. Pavarësisht përkatësie sonë politike ne duhet të jemi dhe të tregohemi profesionalë dhe të paanshëm. Nuk mund ta di motivin e tyre por me gjasë ka me nivelin e përgjegjësisë që ata kanë me institucion e KQZ’së. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2013, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori