Si ndodhi shembja e hotelit Ish-Adriatiku dhe kush është personi që ka mbetur nën rrënoja?
Nga shembja e objektit të hotel Adriatikut në Mitrovicë një person ka mbetur nën rrënoja. Nga vendi i ngjarjes po raportohet se arsyeja e ndodhjes së këtij incidenti, është se arkitekti u ka dhënë instruksion punëtorëve që ishin duke punuar në ish hotelin Adriatiku, të rrëzonin njërën nga shtyllat e betonit.

Një pjesë e ish hotelitAdriatiku” është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.

Mësohet se disa punëtorë kanë qenë duke punuar në objektin e ish hotel Adriatikut.

Bëhet e ditur se arkitekti ka dhënë instruksion që të rrëzohet njëra nga shtyllat e betonit të këtij objekti dhe në atë moment ka ndodhur incidenti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Drejtoria e Emergjencave, Drejtoria e Inspeksionit dhe Inspektorati i Punës.

Sipas Veriu.info, një person i moshës 20 vjeçare ka mbetur nën rrënoja të ish-hotelit, me iniciale V.I.

Para pak minutash ka ndodhur shembja e një pjese të ish hotelit Adriatiku ku disa punëtorë ishin duke kryer punime për renovimin e tij.

Para pak minutash është raportuar se është demoluar një objekt afër hotelit të rrënuar për ta shpëtuar personin nën rrënoja.
Shtuar më 22/04/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori