Si lindi terrorizmi në Kosovë?
Pëlqej
Ka dyshime të forta se personat ekstremistë dhe terroristë, që praktikojnë ide dhune ose shkojnë në lufëtara, marrin para të majme financuese.

Këta persona madje përdorin edhe fenë islame, e në emër të saj predikojnë ide krejtësisht radikale, që bien ndesh me parimet e fesë islame.

Njohës të çështjeve të sigurisë kombëtare shprehen se shteti i Kosovës nuk ka aq kapacitete sa të parandalojë fondet që vijnë nga jashtë për financimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Bashkim Zeqiri, ish-shef i Njësisë për Hetime Financiare në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës thotë se viteve të fundit në Kosovë, vetëm nga vendet e Lindjes së Mesme kanë hyrë mbi 50 milionë euro, transmeton Tribuna.

Ai është shprehur më tej se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare te Kosovës dhe Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori