Meta në konferencë për mediat: Nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik (VIDEO)

Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencë për mediat nga selia e LSI.

Meta e nisur konferencën duke u shprehur se nuk ka vetëm 24 korrik por edhe 25 korrik.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik po ka dhe 25 korrik. Një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI e se jam krenar që në 2004 kam ngritur një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahej peng nga PS e falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI u bë rrotacioni kleptokracia humbi mbi 20 e ca mandate e falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur ende negociatat,” është shprehur fillimisht Meta./albeu.com