Si e vrau serbi shqiptarin në xhaminë e Zvicrës
Pëlqej
Shqiptari 51-vjeçar, M.B ishte duke u lutur në xhaminë e St.Gallen, kur pas koke i është gjuajtur me disa plumba automatikë.

Ai u ekzekutua dhe vdiq në vend.

Të gjitha të dhënat e para të hetimit të rastit flasin për një gjakmarrje.

Në materialet e prokurorisë thuhet se viktima ka vrarë vite më parë vëllain e atentatorit, por në kushte vetëmbrojtje.

Autori i krimit dyshohet të jetë një serb, që në atë lokalitet nuk ishte parë kurrë më parë.

“Dëgjova një zhurmë dhe fillimisht mendova se do ishte një shpërthim gazi,” tha një dëshmitar.

Më tej, ky dëshmitar shprehet se serbi u largua me qetësi nga xhamia.

Serbi u arrestua nga policia, teksa mbante në kokë një thes në formë maskimi për fytyrën.

Ai besohet se kishte ardhur nga Austria atë ditë.

Megjithate, akoma ka dyshime nese vrasesi eshte me etni serbe apo shqiptare, pasi mund te jete edhe shqiptar nga Lugina e Presheves. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori